#White as snow
Pastërtia është vlerë e rëndësishme e çdo familjeje. Kudo që ajo është prezente na bënë që të ndihemi mirë. Gjithashtu, ajo është hapi i parë në vendosjen e marrëdhënieve me të tjerët. Kjo është arsyeja përse asaj i kushtojmë aq shumë kujdes.
Sot, kur gjithçka ndryshon me shpejtësi marramendëse, as koncepti i pastërtisë nuk mund të shpëtojë pa u prekur.
Prandaj, Bora përkujdeset që jo vetëm të mbetet në hap me trendet e higjienës dhe kujdesit, por t’i ngre akoma më tej nivelet e tyre. Ne jemi të përkushuar që produktet tona t’ia lehtësojnë jetën njerëzve, e për më tepër t’u japin atyre kënaqësi. Që të realizohet ky qëllim ne kemi angazhuar teknologjinë më të avancuar të bazuar në sjelljen dhe kërkesat e konsumatorëve.
Ashtu siç bora i jep shkëlqim gjithçkaje që prek, ashtu dhe produktet tona, janë të destinuara ta zbardhin hapësirën tuaj duke e neutralizuar atë nga papastërtitë dhe bakteriet e shumta. Përndryshe, e bardhë si bora nuk do të ketë kuptim.